Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 22:51

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ka dhënë një lajm bombastik para pak minutash. Ai nuk do të shkruaj më romane. Këtë e ka thënë vetë shkrimtari në intervistën e tij me Blendi Fevziun në emision “Opinion” i cili është dhënë në Klan.

Fevziu e ka pyetur shkrimtarin në lidhje me një muhabet që Kadare ia kishte thën gruas së tij Helenës e që kjo e fundit i kishte shkruar në librin e tij. Por shkrimtari i madh ka befasuar duke dhënë përgjigje të prerë. “Nuk do të shkruaj më letërsi artistike”, ka thënë ai.

Fevziu e ka pyetur atë edhe saktësisht: “Kjo i bie që nuk do të shkruani romane?”
“Po, kështu i bie. S’kam dëshirë. Nuk do të shkruaj më. Është çështje e dëshirës kjo”, ka thënë Kadare. Ai ka vazhduar të flasë në lidhje me atë se çka do të shkruaj më tej Kadare.
“Do të shkruaj letërsi ndoshta sikur libri ‘Mosmarrëveshja’, që është letërsi, mirëpo ndoshta edhe eseistikë. Por jo letërsi artistike. Më nuk do të shkruaj”, ka ripërsëritur shkrimtari i njohur.

Ismail Kadare në një intervistë për “Opinion”, ka folur edhe për shumë gjëra të tjera. Njëra ndër to ka qenë edhe mohimi i asaj që është përfolur gjithmonë për të, se do të hyjë në politikë.
“Jo, jo dhe jo. Një mijë herë jo. Kurrë nuk më ka shkuar në mendje e as nuk do të më shkoj”, ka thënë Kadare. (LajmeShqip.com)