Lajme Shqip Tuesday, 31 January 2012 14:25

Mumbai – Nxënësit e një shkolle në Kalkutë të Indisë kanë thyer rekord botëror, pasi gati 500 prej tyre u veshën si politikani legjendar i Indisë, Mahtma Ghandi.

Fëmijët, të moshës prej 6-10 vjeç, veshën pëlhurën e bardhë, mustaqet e rreme dhe kopjuan syzet e rrumbullakëta të Ghandit në përpjekje për të thyer rekordin.

Nxënësit u bënë bashkë dhe morën pjesë në marshimin gjysmë kilometra me moton “Çohu” për të nderuar Ghandin, i cili është vrarë para 64 vitesh, si dhe në përpjekje për të promovuar ideologjinë e tij të mospërdorimit të dhunës.

Inspirimi për këtë marsh ka marrë nismë nga marshi i famshëm i paqes së Ghandit i ndërmarrë më 1930, i cili çoi në zgjerimin e lëvizjes për pavarësi të Indisë kundër sundimit kolonial britanik.