Lajme Shqip Thursday, 27 December 2012 17:11

Tirane – Huffington Post në seksionin e saj “Travel”, “Udhëtim” jep sot 10 këshilla të Leyla Giray, këshilluese dhe inspiruese për gratë që kërkojnë të udhëtojnë se pse duhet vizituar Shqipëria gjatë vitit 2013.

Në hyrje të shkrimit të saj, shoqëruar edhe me fotografi, Giray jep disa fakte historike, duke theksuar diktaturën e ashpër që Shqipëria ka përjetuar, si dhe dëshirën e saj që pas hapjes me pjesën tjetër të botës të bëjë hapa sa më të shpejtë drejt zhvillimit.

 

Por, nga ana tjetër,  Giray thekson se vendi mbetet i dobët për të përballuar një turizëm masiv, është i pamjaftueshëm trajtimi i mbeturinave, etj. Shqipëria është një vend  i këndshëm për udhëtarët, por kërkon durim.

Në 10 arsyet pse duhet vizituar Shqipëria gjatë 2013-ës janë siguria, natyra, turizmi kulturor, diversiteti, moti, çmime, që sipas saj janë 30 deri në 40 për qind më të lira se në vendet fqinje.

Giray nuk le pa theksuar se vizitorët e 2013-ës do të mund të zbulojmë shumë më tepër se sa kaq në Shqipëri.(P.O/LajmeShqip.com)