Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 15:55

E një natë e tillë filmi vjen me datë 20 gusht në Gagosian Gallery në Beverly Hills në Kaliforni, mes të tjerash edhe me artistët shqiptarë Anri Sala dhe Alban Muja.

“Teoritë mbi harresën” është një seri e filmave që eksploron përshtatshmërinë e formave kulturore në media, në peizazh dhe në psikikën njerëzore.

E një natë e tillë filmi vjen me datë 20 gusht në Gagosian Gallery në Beverly Hills në Kaliforni, mes të tjerash edhe me artistët shqiptarë Anri Sala dhe Alban Muja, dhe të tjerë emra si Chris Burden, Aleksandra Domanovic, Douglas Gordon, Christian Jankowski, Richard Phillips, Deimantas Narkevicius, Lucia Nimcova, Taryn Simon, Sean Snyder.

Alban Muja tregon për KultPlus se në këtë ekspozitë – “90-MINUTE WORKOUT OF MONUMENT THERAPY, FACELIFTING & MEDIA MASSAGE” – do ta shfaqë filmin “Germans are a bit scared of me”, për njeriun që e quajnë Hitler dhe i cili bën një stil jetesë të tillë, dhe duket në pamje si Hitleri gjerman.