Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 10:02

 

Gjirokastër – Me realizimin e investimit në rrjetin e brendshëm në ujësjellësin e Gjirokastrës, ku janë parashikuar dhe hidrantet për shuarjen e zjarreve të mundshëm me afrimin e verës, pritet të marrë fund rreziku i mosshuarjes së zjarreve në zonën muzeale të qytetit.

Mungesa e hidranteve ka risjellë shqetesimin për banorët në zonen muzeale të qytetit të Gjirokastrës, pasi zjarret, veçanërisht me afrimin e verës së nxehte, jane kercenim serioz per banesat.

Shtepite dhe monumentet e tjera te kultures ne pjese historike te Gjirokastres, ngjitur me njera-tjetren dhe ndertimi i tyre me dru rrisin rezikun për zjarre, ndersa mundesite e shuarjes se tyre jane te kufizuara, shprehen burimet nga Sherbimi Zjarrfikes ne qytet.

Sipas tyre, “ne zonen muzeale zjarrëfikset e kane te veshtire te  hyjne ne brendësi, pasi rruget dhe rrugicat e ngushta pengojne  qarkullimin e mjeteve. Ky fakt bën qe ne rastet kur bie zjarr, zjarrfikset te qendrojne larg vendit dhe të mos mundin shuarjen drejteperdrejt”.

Por vec mundesive pakta te qarkullimit te zjarrfikseve ne zonen historike, problem për këtë shërbim mbetet dhe mungesa e hidranteve permes te cilave behet furnizimi me uje i tyre.

“Kur ndonje banese perfshihet nga zjarri, sikurse ka ndodhur vitet e meparshme ne lagjet Manalat, Dunavat, Partizani, Pllake, etj, zjarrëfikset nuk furnizohen me uje pasi mungojnë hidrantet, ndaj u duhet të shkojne  në fund të  Gjirokastres tek ura e Lumit”, thote Dasho Sejdo, pergjegjes i Sherbimeve ne Bashki, duke shtuar se derisa zjarrfikset te mbushne me uje , zjarri ka shkrumbuar gjithshka.

“Kështu u dogjën shtepia e Kolojve dhe nje banese ne Dunvat vitin e kaluar”, thotë Sejdo.

Sipas tij, ky problem madhor pritet të marë zgjidhje vetem kete vit me realizimin e investimit ne rrjetin e brendshem te ujesjellesit, ku jane planifikuar edhe hidrantet e munguara prej vitesh.