Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 19:00

Nju-Jork – Ambasadori i vullnetit të mirë të UNESKO-s, xhaz pianisti dhe kompozitori Herbri Henkok pati sukses për vendosjen e Ditës ndërkombëtare të xhazit, i cili nga ky vit do të mbahet më 30 prill çdo vit.

Ngjarjen e parë të këtij lloji do ta organizojë UNESKO në bashkëpunim me institutin e xhazit Tellonius Monk, në të cilin punon Henkok.

Kjo ngjarje do të përfshijë edhe koncerte të yjeve të xhazit në selinë e UNESKO-s në Paris, në Nju-Orleans dhe në sallën në Nju-Jork ku mbahet asambleja e përgjithshme e KB-së.

Ngjarjet e xhazit, gjithashtu, do të ketë edhe në së paku 20 vende nga Algjeria deri në Uruguaj.