Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 21:30

Londër – Gati tri të katërtat e njerëzve mëngjesin e konsiderojnë vaktin më të rëndësishëm të ditës, por pavarësisht kësaj vetëm gjysma e tyre arrinë të hajë gjysmën e vaktit në shtëpi.

Edhe pse është vakti më i rëndësishëm në ditë, për të ngrënë mëngjes njerëzit mesatarisht shpenzojnë 3 minuta e 15 sekonda, dhe atë më së shpeshti në lëvizje, ka zbuluar studimi i kompanisë Weetabix, e cila prodhon drithëra për mëngjes.

Vetëm gjysma e njerëzve hanë mëngjesin, ndërsa të tjerët më me qejf qëndrojnë të shtrirë edhe pak në shtrat para se të nisen për punë, ndërsa të tjerët thjesht nuk arrijnë. Një e treta e të anketuarve e ha mëngjesin në kuzhinë, një pjesë e tyre e hanë në dhomën e gjumit, në banjë, ndërsa 22 përqind e hanë gjatë kohës që vishen. Një e pesta ha vetëm gjysmën e mëngjesit, sepse nuk ka kohë, ndërsa një e treta e vazhdon në autobus ose tren gjatë rrugës për punë.

 

Tri të katërtat e njerëzve e konsiderojnë mëngjesin vaktin më të rëndësishëm në ditë, ndërsa çdo i shtati nga të anketuarit gjithmonë ha mëngjes të ngrohtë.

“Inkurajues është fakti që një numër i madh i njerëzve ha mëngjes, madje edhe në autobus ose në banjë, çka tregon që e kuptojnë rëndësinë e të ngrënit në mëngjes,” thekson zëdhënësi i kompanisë, Sian Porter.