Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 11:58

Gjirokastër- Ndertimet pa leje ne zonen historike te Gjirokastres, numri i te cilave arirn ne mbi 300, mungesa e kujdesit ndaj banesave qe rikonstruktohen, por qe rrezikohen te demtohen serish, jane kthyer ne nje shqetesim serioz per  UNESKO-n.

Ky organizem i larte, sipas Sadi Petreles, kryetar i shoqates per ruajtjen dhe zhvillimin e Gjirokastres historike,  “eshte i shqetesuar per ndertimet pa leje ne zonen muzeale, por edhe per mungesen e kujdesit ndaj  objekteve monument kulture. Ne mjaft objekte monument kulture te kategorise se pare dhe te dyte ne Gjirokaster, jane investuar milona leke, por nese keto objekte nuk rivihen ne pune, apo nuk mirembahen, do te shkaterrohen serish”.

Ai thote se, Hani i Stavros, dyqanet ne qafen e pazarit dhe shume  objekte te tjera  te riparuara kane filluar te demtohen dhe nese vazhdohet keshtu nuk do te jete  e larget dita e fundit te tyre.

Sipas Petreles, “mungesa e kujdesit ndaj shtepive karakteristike dhe indiferentizmi ndaj ndertimeve pa leje, jane  dy problemet kryesore qe do te sjellin nje ekip te UNESKO-s se afermi ne Gjiokaster jo vetem per te pare gjendjen, por edhe per te verifikuar punen  dhe percaktimin e masave qe duhet te  merren per permiresimin e situates”.

Lidhur me ndertimet pa leje, te cilat ende  nuk po prishen, Petrela kerkoi rishikimin e ligjit per kete problem, pasi ligji aktual ka mangesi. Polica ndertimore qe ka detyre prishjen e ndertimeve pa leje,  per shkak te ndryshimeve politke kalon ne varesi nga nje institucion ne nje tjeter dhe asnjehere nuk kryen detyren qe i takon, shprehet ai.