Lajme Shqip Sunday, 27 November 2011 14:16

Gjirokastër- Digjet një shtëpi në lagjen muzeale në Manalat të Gjirokastrës. Një banesë tri katëshe në pronësi të Edmond Rrapos është djegur plotësisht sot në mëngjez reth orës 7 e 30 minuta.

Banorët e shtëpisë që kanë ndjerë kërcënimin e flakëve janë larguar me shpejtësi nga banesa dhe midis tyre nuk ka të lënduar.

Ndëkaq fqinjët  kanë tentuar të nxjerin nga shtëpia orendi dhe sende të ndryshme, por zjajri ka përparuar me shpejtësi dhe shumica e orendive është djegur. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit gjithëse mendohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.