Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 13:45

Në rrjetin e lajmeve të CNN-it gjendet fotografia e një shqiptari . Ky i fundit, është një djal që “mban” në duar diellin dhe “puth” atë.

Fotografia e realizuar në Shqipëri është publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të CNN-it.

“Ngrohuni me këtë fotografi të bukur të perëndimit të diellit, të realizuar nga fotografi shqiptar Adrian Limani”, shënon si dixhiturë të fotos agjencia CNN, raporton albeu.

Ndër komentuesit është edhe vetë fotografi shqiptar, i cili falënderon CNN-in për hapësirën dhe vëmendjen e dedikuar.