Lajme Shqip Saturday, 08 December 2012 11:55

Shkup – Në Veliko Tërnovë, Bullgari prej sot deri të dielën do të mbahet zgjedhja e librit për çmimin e literaturës ndërkombëtare “Ballkanika” për vitin 2011, për të cilin nga Maqedonia konkurron romani “Shtëpia” e Olivera Nikollova, edicion i “Blesok”.

Në garën për “Ballkanika” për vitin 2011 janë edhe gjashtë tituj “Poshtë rrugës drejt ferrit-kryqëzimi i drejtë në të majtë” i Hristo Karastojanov nga Bullgaria; “Tito është i vdekur” i Mirjan Novakoviq nga Serbia; “Ndodhitë e Tokës” e Preç Zogaj nga Shqipëria; “Isla Boa” e Hristos Asteriou nga Greqia; “Menaxheri i jetëve dhe tregime tjera” i Mirela Roznoveanu nga rumania dhe “Engjëlli i kuq” e Nedim Gjursel nga Turqia.

Vendimin do ta sjellë juria ndërkombëtare me të cilën kryeson profesori i afirmuar amerikan Endruj Uahtel, ndërsa anëtarë i jurisë nga Maqedonia është Aleksandar Prokopiev, i cili e fitoi çmimin  “Ballkanika” për vitin 2010. Njohja në mënyrë solemne autorit do t’i ndahet ditën e diel, 9 dhjetor.

Fondacioni “Ballkanika” është themeluar në vitin 1996 nga shtatë shtëpi botuese – nga Stambolli, Bukureshti, Sofja, Beogradi, Shkupi, Athina dhe nga Tirana. Qëllimi është që vendet ballkanike të bashkëpunojnë edhe me bashkësitë kulturore që t’i tejkalojnë ndeshjet e vjetra dhe mospajtimet midis popujve nga ky rajon gjeografik.

Zgjedhja e kandidatit për çmimin nga Maqedoni çdo vit e organizon shtëpia botuese “Magor”. Dy shkrimtarë të Maqedonisë deri më tani kanë qenë laureatë të “Ballkanika”-s Venko Andonovski për “Kërthiza e botës” në vitin 2001 dhe Aleksandar Prokopiev për “Njeri i vogël” në vitin 2010.(LajmeShqip.com)