Lajme Shqip Tuesday, 01 September 2015 09:24

Filmi i metrazhit të shkurtër “The Eaters”, i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli, ka fituar Çmimin e Publikut në festivalin “The Monthly Film Festival”.

“The Monthly Film Festival” është një festival i filmit në platformën online mjaft i rëndësishëm për regjisorët e rinj, për të shfaqur talentin e tyre, pasi për çdo muaj mund të konkurrohet për çmimet më të rëndësishme.

Regjisori Ugzmajli ka thënë se çmimi që ka fituar është i vogël në krahasim me përkrahjen që ka marr nga publiku me votat e tyre.

“Filmi The Eaters ka fituar Çmimin për të cilin keni votuar. Ky postim është vetëm për të iu falënderuar të gjithë votuesve për vetorganizimin tuaj për të votuar. Festivali dhe ky Çmim janë të vogla dhe më pak të rëndësishme sesa përkrahja juaj në këtë rast. Faleminderit :)))”, ka shkruar Ugzmajli në Facebook, raporton Koha.net.