Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 20:53

Prishtinë, 9 dhjetor – Dy filma kosovar kanë fituar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në New York.

Siç ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, producenti i filmave Blerim Gjoci, filmi  më i mirë në “New York International Film Festival” është shpallur “In Memoriam”, me regji të Ilirian Himas, prodhuar nga kompania filmike e udhëhequr nga Gjoci “PrishtinaFILM”.

Ndërsa filmi tjetër “Darka” me regji të Blerta Zeqirit ka fituar çmimin për regjinë më të mirë gjithashtu prodhuar nga “PrishtinaFILM”.