Lajme Shqip Wednesday, 19 September 2012 18:08

Prishtinë -Prej 20 deri më 23 shtator mbahet festivali i parë etnologjik, multikultuor dhe regjional në Kosovë i titulluar “T’i bashkojmë zemrat përmes Artit dhe Kulturës”.

Festivali organizohet nga Shoqëria Kulturo-Artistike “Talentet e rinj” nga Prizreni në bashkëpunim me OJQ “Dera e hapur” nga Prishtina, përkrahur nga Ekipi i Agjencive të OKB-së në Kosovë, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Prishtinës si dhe Mercy Corps në Kosovë.

Festivali mëton të sjellë së bashku shoqëritë kulturo-artistike nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia dhe Sllovenia të cilët do të shfaqin trashëgiminë e tyre kulturore si mënyra për të promovuar paqen, tolerancën dhe diversitetin kulturor me anë të prezantimit të kostumeve folklorike, punimeve artizinale dhe ushqim tradicional nga Kosova dhe regjioni.

Hapja solemne e festivalit bëhet të Enjten, më 20 Shtator 2012 në orën 13:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e përcjellur nga një koktej rasti, ekspozitë me punime artizanale dhe paradë në rrugët e Prishtinës. Dita e dytë dhe tretë do të mbahen në Prizren dhe në fshatrat përreth Prizrenit.(LajmeShqip.com)