Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 15:40

Shkup – KT Film & Media sonte në BE Infoqendrën në Shkup, organizon Festivalin e dytë internacional të filmave të inçizuar me telefon celular. Festivali është nën patronazhin e operatorit mobil ONE, Delegacioni i BE-së në Maqedoni dhe Ambasadës së Sllovakisë.

Do të shfaqen njëzet filma në programin ndërkombëtar dhe të zgjedhurit nga filmat e paraqitur. Ato do të garojnë për çmimin kryesor “Lale” për filmin më të mirë, për nder të Ratka Ilievska-Lale, e cila i përkushtohej filmit edhe përmes punëtorisë së saj “Edvud”, ku edukoi një numër të madh filamxhinj, shkrimtarë dhe artistë.