Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 21:16

Shkodër – Festivali i Ndërkombëtar i filmit për fëmijë “Giffoni 2011, i zhvilluar në vendin tonë për të shtatin vit radhazi, ka çelur sot siparin e tij në qytetin e Shkodrës.

Gjatë ceremonisë organizuar në hapje të këtij aktiviteti, drejtori ekzekutiv i Giffon Film Festival në Shqipëri, Namik Ajazi tha se “nga shtatë edicione të mbajtura në Shqipëri, për të tretin vit radhazi, ky festival zhvillohet në Shkodër , për shkak të traditës së mirëfilltë që ky qytet ka në lëvrimin e kinemasë”

Giffoni Film Festival 2011, do të vazhdojë të jetë i pranishëm për publikun shqiptar deri me datë 11 nëntor, kur do të jetë edhe mbyllja e këtij aktiviteti.

Pjesë e jurisë së Festivalit do të jenë edhe  fëmijë shkodranë, disa prej të cilëve do të përzgjidhen që të shkojnë  në fazën finale të këtij festivali në Itali, për t’iu bashkuar 2800 fëmijëve të tjerë nga e gjithë bota.    

Ndër filmat e parë që ndoqi publiku i pranishëm në sallën e kinema “Millenium” në qytetin e Shkodrës, ishte të hënën filmi gjerman “Një mik hebre”, me regji të Leo Khasin, ka protogandist  një 14 vjeçar, të rritur në një kamp refugjatësh palastinezë.

Më pas festivali ka vijuar me filmin “I humbur në Afrikë” , me protogonist 11 vjeçarin Simon, një djalosh me ngjuyrë, i birësuar dhe tifoz futbolli, i cili udhëton me të ëmën daneze në vendin e lindjes, në Kenia. Përmes shumë peripecish që e shoqërojnë 11 vjeçarin, ai bëhet i njohur në botën e sportit.

Krahas ndjekjes së filmave në sallë, është menduar edhe për mbajtjen e disa Work-Shopeve, ku do të diskutohen filmat e shfaqur në këtë edicion, si dhe vlerësimet e jurisë lidhur me to.