Lajme Shqip Thursday, 13 September 2012 17:37

Ferizaj – Presidentja Atifete Jahjagadhe kryeministri Hashim Thaçi të enjten ishin të pranishëm në tubimin e organizuar me rastin e zbulimit të shtatores së dëshmorit Rexhep Bislimi, që u bë në sheshin kryesor të Ferizajt.

“Dhënia e emrave rrugëve dhe shesheve dhe ngritja e shtatoreve dhe e monumenteve për ata që punuan për lirinë e Kosovës është një nderë dhe njëherësh një përkushtim që në mbamendjen tonë historike dhe në angazhimin tonë t’i kemi këtu së bashku me neve”, tha presidentja.

“Sot është një ditë e veçantë për qytetin e Ferizajt, por për të gjithë Kosovën për të gjithë shqiptarët, sepse Rexhepi gjithmonë mendoi dhe veproi jo vetëm Ferizajin por për Kosovën. Ai mendoi dhe veproi për të gjithë shqiptarët”, tha ndër të tjera kryeministri. (LajmeShqip.com)