Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 18:45

Prishtinë  – Me ftesën e Rektorit të Univerzitetit Nigde, z. Adnan Goryr dhe Kryetarit të Komunës Kale, Qarku Denizli, Republika e Turqisë z. Ismail Jancirma, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr Ferid Agani realizoi vizitë zyrtare institucioneve qeveritare, akademike, shëndetësore dhe ekonomike të këtyre rajoneve. 

Me këtë rast Ministri Agani u nderua nga Universiteti Nigde me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” dhe nga Kuvendi Komunal i qytetit të lashtë Kale, me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij dhënë ndërtimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, veçanërisht në sektorin  e shëndetësisë.

Në këto raste Ministri Agani falënderoi institucionet e Republikës së Turqisë për mbështetjen e dhënë pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës si dhe afirmimit të saj të vazhdueshëm ndërkombëtar si dhe e theksoi miqësinë shekullore ndërmjet popujve të dy shteteve me theks të veçantë në rëndësinë e ripërtëritjes së këtyre marrëdhënieve në rrafshin politik dhe ekonomik në vitet e para të pavarësisë së Kosovës.(LajmeShqip.com)