Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 09:36

Në kuadër të projektit “Ëndrra ime 2015”, e mbështetur nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është prezantuar shfaqja “Ëndrra e një nate vere”, me regji të Driada Dervishit

Mbrëmë në Amfiteatrin e Durrësi u shfaq shfaqja “Ëndrra e një nate vere”, e sjell me regji të Driada Dervishit. Një shfaqje që u duartrokit nga spektatorët e shumtë që kishin mbushur Amfiteatrin, vendas dhe te huaj, njofton Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Kjo shfaqje u realizua në kuadër të projektit “Ëndrra ime 2015”. Aktorët që interpretuan: Besmir Bitraku, Ervin Doko,Eralda Era Çaushi, Amos Muji Zaharia, Andia Xhunga, Vilma Hodo, Romir Zalla, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Xhejni Fama, Gjergj Doci, Roland Koca, Marsel Rupi e Adelina Muça.