Lajme Shqip Saturday, 06 October 2012 10:30

Tiranë – Fituesja e “Top Fest 9” si dhe e shumë çmimeve ndërkombëtare, këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, ka shënuar edhe një sukses të radhës. Kësaj herë, ka përfaqësuar Shqipërine në edicionin jubilar te 10-te të Festivalit të Pop Muzikës “Silver Yantra” që u mbajt në qytetin Veliko Tarnovo të Bullgarisë.

Konkurrimi ka zgjatur tre netë nga data 28 deri më 30 shtator 2012. Në natën e së dielës, në natën finale, në një atmosferë emocionuese, talenti i saj është shpërblyer me Çmimin e Madh “Grand Prix” që ajo me krenari e ka prezantuar në faqen e saj në facebook.

Ju kujtojme, vetëm pak kohë më parë, në Gusht të ketij viti, Elhaida fitoi çmimin e madh dhe tre çmime tjera ne Festivalin e Pop-it ne Rumani “Champions League”.

Natyrisht, jo vetëm ajo vetë, por dhe të gjithë shqiptarët krenohen me sukseset e saj në arenën ndërkombëtare, ku ajo po përfaqëson vendin e saj dhe talentin shqiptar. (LajmeShqip.com)