Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 20:18

Elbasan – “Kujtime të grisura” titullohet libri me poezi i Anxhela Mazhit. Gjatë promovimit të realizuar në bibliotekën “Qemal Baholli”, Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit, Milianov Kallupi, e vlerësoi 17-vjeçaren Anxhela Mazhi si një poete që i përket së ardhmes.

“Kujtime të grisura” është libri poetik i një të reje, botimi i të cilit i jep poetes tjetër moshë. Fillimet e saj kanë nisur që në moshën dhjetëvjeçare, kur ka përkuar gati në çdo dy vjet me një libër me poezi”, tha Kallupi, duke shtuar se “në poezitën e saj identifikohet shkolla dhe intelektualiteti i poeteshës”.

Anxhela tha për ATSH se “kam nisur të shkruaj që në moshën dhjetë vjeçare, duke vijuar deri tek libri i pestë, ku kam përfshirë moshën time të adoleshencës ashtu si e përjetoj unë”.

“Kujtime të grisura” përmbledh 122 poezi të autores, ku ajo shpreh mendimet dhe ndjenjat e saj për natyrën, dashurinë e prindërve, artin, etj.