Lajme Shqip Wednesday, 05 September 2012 16:08

 

 

 

Itali – Alfred Mirashi apo artisti shqiptar Miloti sapo ka nisur vallen e tij artistike në një turne ekspozitash ndërkombëtare që organizohen në qytete të ndryshme të Italisë. I ftuar midis artistëve më të mirë të kohës si Francesco Clemente, Maurizio Galimberti etj. “Këndi mesdhetar” i Milotit tenton të kapërcejë kufijtë e Bienales Internacionale.

Ekspozita e pare ne Torino: Ekspozita kulturore “Stemperando” edicioni i pestë 2012 Torino. Organizohet nga Biblioteka kombëtare universitare “Piazza Carlo Alberto 3”, ne datat 5 Shtator – 7 Tetor 2012. Ekspozita e dyte ne Cosenza nga Biblioteka kombëtare prane adreses “Piaza Toscano” nga datat 19 Tetor – 15 Dhjetor 2012. Ekspozita e trete ne Romë, nga “Biblioteca Nazionale Centrale”, ne adresen “Castro Pretorio 105” nga datat 24 Janar – 1 Mars 2013.

Ne Torino prezantohen 110 vepra në letër nga 55 artistë nga e gjithë bota, mjeshtra dhe të rinj. Organizohet nen kujdesin e Giovanna Barbero. Ne përurim do të jenë të pranishëm disa artistë të ftuar, Giovanna Barbero, Anselmo Villata (INAC President), Andrea De Pasquale (Drejtor i Bibliotekës UniversitetiKombëtar i Torinos) dhe disa të Autoritetit Rajonal Piemonte.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga datat 5 Shtator – 7 Tetor 2012, në oraret: nga e Hëna deri të Premten 08:00 – 19: 00 dhe 08:00 – 14:00. Ditën e Shtunë dhe te Dielën qëndrojnë mbyllur.

Ngjarja prezanton artistë krijuese të grupmoshave të ndryshme dhe të origjinave të ndryshme gjeografike dhe kulturore nëpërmjet përdorimit të një prej materialeve me te rafinuar në art, domethënë letrën.

Ekspozita është promovuar dhe organizuar nga Instituti Kombëtar i Artit Bashkëkohor në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Torino, Biblioteka Kombëtare e Cozenza dhe Biblioteka Kombëtare Qendrore të Romës me mbështetjen e Malta Art Fondacioni, me kontributin në realizimin e “Verso L’Arte Edizioni” që përgatiti edicionin e një katalogu prej 160 faqeve ku botohen të gjitha veprat e artistëve 55 në ekspozitë, dhe biografitë.

Teksti kritik është i përgatitur nga Giovanna Barbero, paraqitja e Villata Anselmo, Presidenti i Artit Kombëtar bashkëkohore, prezantimet bëhen nga Andrea De Pasquale, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Universiteti i Torinos, Elvira Graziani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kozencës, Osvaldo Avallone, Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Romës.

Mysafire nderi në këtë ekspozitë do të jetë Malta, si një komb me një listë prej dymbëdhjetë artistëve, përfaqësues të ambientit të tyre kulturor. Artistët kanë treguar një vitalitet artistik dhe mundësi të mirë për të paraqitur veten në botë.

Ekspozita gëzon patronazhin e Ministrisë BB.AA.CC., Drejtoria e përgjithshme e bibliotekave dhe e Instituteve kulturore, Rajoni piemonte, Provinca e torinos, qyteti i Torinos.

“Stemperando” do të vazhdojë rrugën e saj në Cozenza, Biblioteka Kombëtare nga data 9 Tetor – 15 Dhjetor 2012 dhe ne Romë, Biblioteka Qendrore Kombëtare nga datat 24 Janar – 1 Mars 2013. (LajmeShqip.com)