Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 19:33

Kreu i opozitës, Edi Rama, pas promovimit të librit të tij në disa qytete të Shqipërisë, do ta promovojë “Kurban”-in edhe në Prishtinë.

Ceremonia e promovimit do të zhvillohet në Muzeun Kombëtar të Kosovës të shtunën në 26 nëntor.

“Kurban” është kthyer në një nga librat më të kërkuar dhe që ka hapur shumë polemika në vend. Ai është duke thyer rekorde për blerjen e tij.

Deri më tani, Rama e ka prezantuar librin e tij në Panairin e Librit në Tiranë, si dhe Durrës e Shkodër, ku ka pasur mjaft interes nga ana e lexuesve.