Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 21:30

Lideri i opozitës promovoi në nje ceremoni të veçantë librin e tij më të fundit të titulluar “Kurban”.

Libri është një reflektim i Ramës për situatën politike dhe sociale në Shqipëri dhe është botimi i radhës me të cilën Rama vjen para shqiptarë ashtu siç u shpreh ai “lakuriq, edhe pse kjo nuk është hera e parë”.

Rama tha se libri është një përkushtim edhe ndaj familjes së tij e cila tha ai është përbaltur kaq e kaq herë qëkur ai ka marrë rrugën e politikës.

Rama tha se shpresonte që libri të mos ishte i mërzitshëm dhe i uroi lexim të mbarë të gjithë atyre që do ta lexonin.