Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 19:03

Funksionalizimi i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka hapur mundësi që të hartohet Lista e monumenteve nën mbrojtje të përhershme.

Por për ta bërë këtë, nuk ka as dy muaj kohë. Këshilli duhet të shqyrtojë së paku dosjet e 1.441 monumenteve që janë në Listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme, por s’mund ta bëjë këtë deri më 10 tetor, kur i skadon afati, shkruan sot KOha Ditore.

Ajo çfarë planifikon të bëjë ky organ është që të hartojë një listë me monumentet më të rëndësishme sa mund të shqyrtojë brenda këtij afati, përderisa ato që mbesin jashtë sërish t’i lërë nën mbrojte të përkohshme.

Tash e 15 vjet shteti nuk ka arritur që të përmbushë detyrimet ligjore në këtë aspekt