Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 10:40

Dubrovnik – Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e Kulturës, sot në Dubrovnik të Kroacisë, do të realizojë takim bilateral me homologun e saj kroat, Jasen Mesiq.

Siç informoi Ministria e Kulturës, në këtë takim do të bisedohet për thellimin e marrëdhënieve në sferën e kulturës midis dy vendeve dhe po ashtu do të nënshkruhet edhe Programi i ri për bashkëpunim kulturor për vitin 2012-2015.

Në kuadër të vizitës së saj në Dubrovnik, ministrja e Kulturës Kançeska-Milevska, sot do të marrë pjesë edhe në hapjen solemne të edicionit të 62-të të manifestimit “Lojërat verore të Dubrovnikut”.