Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 09:23

Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar në Prizren, “DokuFest”, po vazhdon të shfaqë filma që kanë zgjuar interes të audiencës.

Nga 228 filmat të cilat do të shfaqen deri në fund, e të cilat vijnë nga 43 vende të botës, filmat shqip janë më të shikuarit në këtë festival.

DokuFest-i i sivjetmë, bazuar në konferencën e sotshme të organizatorëve të tij, ka thyer rekordet e të gjitha edicioneve, për nga numri i vizitorëve të huaj e vendorë dhe aplikuesve për filma.

Përveç filmave, karakteristikë e këtij festivali tashmë është bërë edhe jeta e natës, ku mysafirët po i dëfrejnë bende të ndryshme muzikore.