Lajme Shqip Thursday, 10 January 2013 18:13

TIRANË – Mira Mezini eshtë shkencëtare me kontibut të jashtëzakonshëm në Gjermani dhe Evropë në fushën e informatikës dhe nderohet nga Universiteti i Tiranës me titullin e ‘Doktor Honoris Causa’, pikërisht në vendin ku studioi dhe nisi karrierën e saj akademike.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule tha se ky titull i akordohej zonjës Mezini me motivacionin, “Për kontribut të shquar akademik dhe arritje të larta ndërkombëtare në kërkimin shkencor, në fushën e informatikës”.

Informaticienia Mezini është fituese e çmimit ERC me shumën prej 2.3 milionë eurosh që shkojnë për hulumtimin e koncepteve të reja të programimit. E gjendur në Tiranë për të pranuar këtë titull të senatit të Universitetit të Tiranës, ajo tha se për të ky është një moment i jashtëzakonshëm pasi kthehet në vendin nga ku nisi karriera e saj.

“Falenderoj Senatin e Universitetit e Tiranës për një nder të jashtëzakonshëm që më bën duke më akorduar titullin e nderit. Më emocionon shumë, se këtë titull e marrë nga universiteti mëmë ku u rrita, aty ku fillova jetën time profesionale gati 30 vite më parë. Nuk e teproj po të them se pavarësisht se cfarë kam arritur dhe cfarë kam bërë, them që ato vite kanë një vend shumë të vecantë në jetën time, si vite të ëndrrave të mëdha për të bërë zbulime të mëdha. Them se brezi im i informaticienëve të parë e ndjente veten si një lloj elite nga të cilët pritej dicka. Ngritja e kësaj dege mund të quhet me të vërtetë një ëndërr, ishte pjesë e vizionit të disa njerëzve që na dhanë të gjitha aftësitë mbiteknike që kanë krijuar një brez të siukseshëm në Shqipëri dhe në botë. Por sit IT ka ndryshuar, luan rol kyc në ekonomitë më të zhvilluara të botës”, komentoi informaticienia Mezini.

Nga ana tjetër, një ndër shkencëtaret më të zëshme në Evropë në fushën e informatikës, vuri theksin në nevojën për ndryshim sa i takon aspektit të studimeve informatike në universitetet e Shqipërisë.

Informaticienia shqiptare Mira Mezini, me kontribut të jashtëzakonshëm në Gjermani dhe Evropë nderohet me titullin ‘Doktor Honoris Causa’ nga Universiteti i Tiranës. Shkencëtarja tha se për të ky është moment i veçantë pasi nderohet në vendin ku nisi karrierën.
(B.W/LajmeShqip.com)