Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 09:01

Tetovë – Qendra për bashkëpunim ballkanik “Loja” nga Tetova për herë të dytë me radhë do t’i organizojë Ditës e kulturës Skardina Fest që prej sot e deri më 10 tetor do të mbahen në Tetovë, informoi drejtori ekzekutiv i QBB “Loja” dhe menaxher kryesor i Skardina Fest, Bujar Luma në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas paralajmërimeve, javën e ardhshme në kuadër të festivalit do të ketë projeksion të filmave, ekspozitë të veprave artistike, koncerte, instalime, debate. Përveç në hapësirat e QBB “Loja”, një pjesë e aktiviteteve do të mbahen edhe në institucionet kombëtare Qendra për kulturë “Iljo Anteski – Smok” dhe Galeria artistike.

“Me qëllim të nxitjes së zhvillimit të kulturës në qytet, përmbajtjet e parapara programore janë të përgatitura për të gjitha moshat dhe shijet. Skardina Fest organizohet në bazë vullnetare nga ana e jonë me ndihmë të vullnetarëve, pasi nuk kemi marrë kurrëfarë ndihme nga pushteti qendror apo lokal. Gëzopn fakti se një pjesë e institucioneve shtetërore nga sfera e kulturës përfshihen në këtë projekt, i cili tregon se Tetova përveç potencialit kreativ që e posedojnë banorët e saj, ka edhe publik për ngjarje të tillë”, tha Luma.

Në kuadër të ditëve të kulturës në Tetovë, vend të vetin gjeti edhe festivali gjerman i filmit, i cili organizohet i teti vit me radhë. Prej datës 8 e deri më 10 tetor në Qendrën për kulturë banorët e Tetovës do të mund të kënaqen në pesë filma të rinj gjemanë me metrazh të gjatë.

“Ditët e filmit gjerman në Tetovë do t’i fillojmë me dramën Shqiptar, për të cilin në një mënyrë objektive tenton ta shfaq jetën e një emigranti ilegal nga Shqipëria dhe përplasjen e traditës me atë bashkëkohore me të gjitha anët e tij të mira dhe të këqija. Pastaj do të shfaqen edhe tre komedi, si dhe një film për fëmijë. para çdo filmi me metrazuh të gjatë, dot ë shfaqet edhe një film i shkurtë”, tha ataeshu për kulturë në Ambasadën gjermane, Frenk Shtisel. 

Skardina Fest fillon me ekspozitë individuale të fotografive në Galerinë e Artit në Tetovë, që menjëherë pastaj të vazhdojë me projeksion të filmave të shkurtë në hapësirën përballë Hamamit të Tetovës. Programi i tërërishëm i Skardina festit të sivjemë, si dhe të projeksioneve në kuadër të filmit të ri gjerman, do të realizohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase.(LajmeShqip.com)