Lajme Shqip Thursday, 23 August 2012 18:19

Bruksel – Sot shënohet Dita Evropiane në Përkujtim të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.

Parlamenti Evropian miratoi në vitin 2008 një rezolutë me të cilën 23 gushti u përcaktua të jetë ditë formale e përkujtimit të viktimave të dëbimeve dhe asgjësimeve masive.

Kjo ditë  zgjodh për të perkuar me 23 gushtin 1938, ditën kur u nënshkrua pakti Molotov-Ribentrop ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste.

Një deklaratë e Parlamentit Evropian theksoi se “dëbimet, vrasjet dhe skllavërimet masive të kryera në kuadër të akteve agresive të Stalinizmit dhe Nazizmit hyjnë në kategorinë e krimeve dhe të krimeve kundër njerëzimit”.

Në vitin 2009 Parlamenti miratoi një rezolutë tjetër për të dënuar krimet e totalitarizmit në Evropën komuniste, në regjimet naziste dhe fashiste. (LajmeShqip.com)