Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 14:01

Shkup – “Edhe krahas vetëdijes për fuqinë e teatrit, heshtim dhe u lejojmë sunduesve të armës të jenë rojtarët tanë të paqes. Si mundet që veglat e izolimit të jenë mjet për paqe dhe për pajtim? Ju bëj thirrje të mendoni për këtë mundësi dhe ta pranoni teatrin si mjet universal për dialog, ndryshime shoqërore dhe reforma”, shkruan në porosinë vjetore me rastin e ditës botërore të teatrit 27 Marsi Xhesika A. Kava, aktore, regjisore dhe humaniste aktive nga Uganda.

“Me pjesëmarrje aktive të çdonjërit prej nesh, teatri mund të tërheq dhe t’i nxitë njerëzit që t’i rishqyrtojnë qëndrimet. Në këtë mënyrë, ai i jep mundësi çdo individi për fillim të ri me dituri të sapozbuluara dhe me të vërtetën. Që teatri të zhvillohet dhe të përparojë krahas formave tjera artistike, ne duhet të bëjnë hap të guximshëm që ta përfshijmë në jetën e përditshme, në zgjidhjen e problemeve kritike të konflikteve dhe pajtimeve”, thotë Kava.

Dita Botërore e Teatrit është vendosur në vitin 1962 dhe sot shënohet në qindra vende nga institutet kombëtare të teatrit. Çdo vit një person i shquar nga teatri shkruan porosi ndërkombëtare në emër të Institutit intrernacional të teatrit, që UNESKO e ka formuar në vitin 1948. Ajo përkthehet në më shumë se 20 gjuhë dhe u lexohet spektatorëve para fillimit të shfaqeve në teatro mbarë botën.