Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 13:20

Dibër – “Largoje ministrin nga kyçja” në regji të Arben Jakallarit dhe në performim të Teatrit Metropoliten nga Tirana është shpallur si shfaqja më e mirë e Festivalit të 10-të “Teatri shqiptar në Maqedoni” që përfundoi mbrëmë në Dibër me ndarjen e shpërblimeve. Gjatë shtatë ditëve garuan dhjetë shfaqje.

Juria profesionale vendosi që shpërblimin për regji t’ia japë regjisores Adelina Muça nga Teatri “Aleksandër Mojsiu” nga Durrësi për shfaqjen “Romantikë në ditën e krimit” dhe Elmaze Nurës nga Teatri “Dodona” nga Prishtina për shfaqjen “Parfumeria”.

Për realizim më të mirë aktrues shpërblime morën Alfred Trebicka nga Teatri për akadmei dhe arte nga Tirana dhe Drita Krasniqi nga Teatri kombëtar nga Prishtina. Çmimi nga publiku i shkoi shfaqjes “Maratonistët e vrapojnë raundin e fundit” në regji të Kirill Petreskina dhe performim të Teatrit popullor “Vojdan Çernodrinski” nga Prilepi.

Çmimi për vepër jetësore, e cila ndahet për herë të parë, iu dha Ahmed Jakupit, regjisor nga Shkupi dhe njëri prej themeluesve të festivalit.

Mbrëmja e fundit e festivalit ishte e pasuruar edhe me performancën e grupit të femrave “Ja vajzat” nga rajoni francez Normandia e Poshtme, e cila do të performojë edhe në qytete tjera të Maqedonisë, që është në kuadër të bashkëpunimit kulturor midis Maqedonisë dhe këtij rajoni francez.