Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 11:34

Telefonatat nё shtёpinё e Kadri Roshit janё shuar. Vizitat po se po! Nё rrugёn “Mine Peza” nuk gjen mё asnjё shenjё qё tё tё drejtojё nё shtёpinё e Ezopit tё famshёm.

Mё 6 Shkurt tё kёtij viti u mbushёn plot 4 vjet nga largimi i Kadriut nё botёn e pёrtejme. Pёr figurёn e tij artistike janё shkruar qindra artikuj, janё xhiruar dokumentarё, janё botuar edhe dy monografi. Por rrallёkush mund tё ketё lexuar diçka pёr familjen e aktorit, pёr njerёzit qё e kanё mbёshtetur nё ditёt e mira dhe tё vёshtira.

 

Duket njё rastёsi fatlume dhe mё shumё se kaq, njohja dhe martesa me njё vajzё tё rritur nё njё familje qё ishte shpёrngulur nga Gjakova nё Tiranё. Drita Taho quhej vajza qё u prezantua pёr herё tё parё me me 23-vjeçarin Kadri Roshi, nё vitin 1947. Atёhere ajo kёndonte nё korin e Sindikatave (sot TOB), ku punoi deri sa doli nё pension, vёndin bosh tё sё cilёs e zuri e bija, Ermira Roshi. Bashkёjetesa 60-vjeçare me kёtё grua fisnike ka luajtur njё rol tё madh edhe nё ndjenjёn atdhetare tё Kadriut. Ai e donte Kosovёn dhe kёtё ndjenjё e shprehte nё realizimet brilante tё roleve tё figurave patriotike. Dhe pas kёsaj dёshire nё dukje profesionale, ruhej sekreti pёr t’i mbishfaqur figurat pozitive dhe atdhetare. Nё kёtё familje ku burri ishte aktor i shquar, Dritёs i mbetej mё shumё ngarkesё nё shtёpi, pёr tё gjitha punёt qё tradicionalisht nё familjet shqiptare janё kryer prej grave.

 

Boshllёkun arsimor qё kishte trashёguar nga fёmijёria dhe rinia e tij, kёrkoi ta mbushte duke kёmbёngulur qё djali dhe vajza t’i ndiqnin tё gjitha nivelet e shkollimit. Fёmijёria e Kadriut e ka pёrballur me sfida tё vёshtira. Nё moshёn 2 vjeçare i vdes e ёma, po ashtu i ati nё moshёn 12 vjeçare. Nё kёrkim tё njё rruge pёr tё mposhtur mjerimin shkon nё Kavajё dhe Durrёs, ku provon punё tё rёndomta. Mё pas njё rekomandim miqёsor e gjen biletaprerёs kinemaje.  Dhe pikёrisht aty lindёn mundёsitё e tij. Kalimi i provёs sё konkursit pёr hapjen e Teatrit Popullor  (sot Teatri Kombёtar) e çoi Kadriun mё 1947 nё Zagreb me bursё. Ishte vetёm me 4 klasё shkollё fillore kur u regjistrua si studenti i parё shqiptar nё njё shkollё tё lartё pёr aktor! Mbas njё turi Zagrab-Kroaci u kthye nё Tiranё i diplomuar si aktor. Djali i tij Kliti rrёfen se me gjithё kokёçarjet qё i ka ‘dhuruar’ tё atit, arriti qё nё vitin 1988 t’i pёrfundonte studimet e larta pёr aktor nё Fakultetin e Arteve. “Atё ditё dukej shumё mё i ri se 64 vjeç”, kujton i biri me nostalgji. Njё pjesё tё dёshirёs prindёrore pёr t’i parё tё rregulluar mirё femijёt e tij e plotёsoi Mira, vajza e vetme e aktorit, e cila pёr afro 30 vite punoi si koriste nё Teatrin e Operas dhe Baletit. Njё shpresё reale pёr tё ruajtur lidhjen me kinematografinё dhe teatrin ёshtё nipi i aktorit tё madh, 17-vjeçari Maks Roshi.

 

“Doja tё jetoja akoma, por iki i ngopur nga kjo jetё”, kanё qёnё fjalёt e fundit tё aktorit tё madh. Dhe cila ishte ngopja qё shihte aktori para ndarjes me tё dashurit e familjes? “Mё ka lёnё njё pasuri tё paçmueshme – emrin e tij tё madh. Por mё ka lёnё edhe borxhe tё mёdha, qё janё detyrimet pёr njerёzit e thjeshtё, tё cilёt e kanё dashur dhe respektuar. Nuk e di a do tё mё mjaftojnё mendja edhe fryma pёr t’ua shpёrblyer me dashuri dhe pёrkujdesje”, pёrfundon rrёfimin Kliti Roshi.

Pranё Spitalit Psikiatrik nё Tiranё ndodhet njё rrugё krejt e zakonshme qё mban emrin Kadri Roshi. A thua nuk kishte ndonjё rrugicё pranё qёndrёs sё kryeqytetit qё tё çon drejt Teatrit Kombёtar dhe qё mund ta meritonte kёtё emёr? Nё Sharrё po ashtu gjendet njё varr i thjesht, i rrezikuar nga vendosja anёs rrugёs, qё mban tё njёjtin emёr. Katёr vite pas vdekjes nuk po gjendet ende njё pllakё mermeri nё rrugёn e shtёpisё sё tij ku tё shkruhet thjesht: ‘Kёtu ka jetuar aktori Kadri Roshi’. Mё e rёndё se vdekja ёshtё edhe harrimi.

Por, fatmirёsisht, ka edhe njё botё tjetёr virtuale ku Kadriu shfaqet madhёshtor prej admiruesve tё artit tё vёrtetё. Pa asnjё shpёrblim, moderatorё faqesh online vazhdojnё tё pёrcjellin nё internet foto, skena filmash, dramash dhe komedish tё dikurshme me tё njёjtin personazh gjenial, Kadri Roshin.