Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 16:32

Romë – Shkrimtari i njohur francez Albert Cammy, i cili humbi jetën në një aksident trafiku  në vitin  1960, ndoshta është viktimë e Shërbimit sovjetik për zbulim (KGB), deklaroi akademiku italian Giovani Cattali për “Corriere della sera”.

Konfirmimi i Cattalit, se KGB e likuidoi autorin e “I huaj” dhe “Miti për Sizifin”, te shumë njerëz shkaktoi dyshim. Shkencëtari italian i referohet një pjese të ditarit të poetit çek Jan Zabrana. Në ditarin, Zabrana shkruan se ka pasur takim me një agjent të KGB-së.

“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri, i cili din shumë punë dhe i cili ka burime të mira zbuluese. Ai tha se aksidenti, në të cilin Albert Cammy ka humbur jetën është organizuar nga agjentët sekretë sovjetikë. Ata e kanë dëmtuar gomën e automjetit ashtu që kanë shfrytëzuar pajisje, e cila gjatë shpejtësisë së caktuar do ta shfryrente gomën”, shkruan Zabran në ditarin e tij.

Cattali pohon se urdhri për likuidim të Cammysë ka ardhur drejtpërdrejt nga ministri  i atëhershëm sovjetik i Punëve të Jashtme, Dimitri Shepillov, i cili ka qenë i tërbuar  për shkak të shkrimit të publikuar në një gazetë franceze, në vitin 1957, ku Camy e akuzon për vendimin që Moska të dërgojë ushtri për ngufatjen e kryengritjes në Hungari në vitin 1956.

Në një skenar të tillë nuk beson filozofi francez Michael Onfrei, i cli punon në biografinë e Camysë.

“Mendoj se kjo nuk është e mundur. KGB ka pasur mënyra tjera që ta eliminojë Albert Cammysë”, tha Onfrej, duke shtuar se Kami gjatë fatkeqësisë ka pasur biletë kthyese për në Paris, ku ka planifikuar t’i kaloj Krishtlindjet me familjen, por në momentin e fundit ka vendosur të kthehet me mikun dhe botuesin, Michael Galimar.

Automobili i Cammyt fluturoi nga rruga  e ngrirë dhe  u përplas në dru. Shkrimtari vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Galimar vdiq disa ditë më vonë.

Vojtek Ripla nga Instituti për studimin e regjimeve totalitare  në Pragë, gjithashtu, dyshon në versionin e Katelit, duke potencuar se është e pamundur të besohet, pasi Rusia  reptësisht i ruan të gjitha informata e policisë sekrete komuniste.

Kami ka lindur në nëntor të vitit 1913. Ai ishte shkrimtar, gazetar dhe filozof. Çmimin Nobel për letërsi e fitoi në vitin 1957 dhe pas Rjasdar Kipling ishte fituesi më i ri i këtij çmimi prestigjioz. Kami është autor i parë i lindur në Afrikë që e fitoi çmimin Nobel.