Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 12:45

Washington – E urreni zgjimin e hershëm vetëm për të zënë kohën për palestër apo vrapim?

Disa lajme të reja me siguri që do tj’u gëzojnë. Çokollata e zezë nuk bën dëm për shëndetin!

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që sasitë e vogla të çokollatës së zezë përmirësojnë shëndetin në të njëjtën mënyrë sikur bëni ushtrime.

Ata po ashtu kanë konstatuar që, kur dozat e vogla kombinohen me ushtrimet e rregullta, efekti rritet në 50 përqind.

Hulumtuesit në Wayne State University në Detroit, Michigan, kanë zbuluar që përbërësi bimor në çokollatë, i cili quhet epikatehin, stimulon rritjen e muskujve në mënyrë të ngjashme me aktivitetin energjik, siç është vrapimi.

Në testet në minj është zbuluar që ky kompleks nxit prodhimin e mitokondrive – “baktereve” të vogla të cilat vënë në lëvizje qelizat në trupin tonë, dhe rrisin numrin e kapilarëve që çojnë oksigjenin në muskuj.

Në studim minjtë e moshës së mesme janë ndarë në tri grupe. Njëri grup ka marrë ekstrakt të epikatehineve nga kakao dy herë në ditë për 15 ditë, ndërsa grupi tjetër ka marrë epikatehine dhe është dashur të kalojnë 20 minuta në shiritin lëvizës çdo ditë. Grupi i tretë ka ushtruar, por pa marrjen e ekstrakteve.

“Për ushtrimet aerobe siç është vrapimi apo drejtimi i biçikletës, dihet që rrisin numrin e mitokondrive në qelizat muskulore. Studimi ynë ka përcaktuar që epikahetini bën të njëjtën gjë – veçanërisht në zemër dhe muskujt skeletorë”, ka thënë mjeku Moh Malek, i cili ka udhëhequr studimin.

Shkencëtarët besojnë që çokollata e zezë ka efekt krejtësisht të njëjtë edhe në njerëz.