Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 08:10

Dejton – Çmimi me të cilin tregohet fuqia në promovimin paqes, i cili ndahet në qytetin amerikan Dejton është emëruar me emrin e diplomatit të ndjerë amerikan, Riçard Hollbruk.

Çmimi i paqes për vepër letrare i Dejtonit  (Dayton Literary Peace Prize) që jepet për vepër jetësore, për herë të parë është dhënë në vitin 2006. Çmimi është fyemëzuar nga marrëveshja Paqësore e Dajtonit në bazën ajrore Right – Peterson në vitin 1995 kur mbaruan luftimet në Bosnjë e Hercegovinë.

Themeluesja e Çmimit, Sharon Rab ka thënë se organizata që jep këtë çmim ka dashur ta nderojë Hollbrukun për sukseset e tij në ndërmjetësimet paqësore e sidomos për rëndësinë që ai ka për Marrëveshjen e Dejtonit.

Riçard Hollbruk ka qenë edhe përkrahës shumë i madh i pavarësisë dhe i lirisë së  Kosovës. Ai vdiq në dhjetorin e vitit 2010 në moshën 70-vjeçare.

Çmimin e parë me emrin “Richard Hollebrooke” do ta marrë Barbara Kingsolver, më 13 nëntor të këtij vtit për romanet “The Poisonwood Bible” dhe “The Lacuna”.