Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 21:21

Skulptori i shpërblyer me shumë çmime Jasenko Gjorgjeviç, mund t’a shëndrroj një laps të thjeshtë në një vepër të mrekullueshme arti.

Duke përdorur një lloj të thikës që njihet me emrin ‘x-acto’ dhe një gdhendëse të vogël ai kijon skulptura miniaturë të cilat ‘flasin’ vetë, transmeton lajmi.net.

Materiali i preferuar i Jasenkos është grafiti. Artisti 32 vjeçar transformon majet e lapsave në skulptura të njerzve, kafshëve, zogjëve, kullave, luleve etj, të cilat janë të krijuara edhe me detajet më të vogla, dhe shumë njerëz e pyesin atë se si mund t’i nxjerrë edhe detajet më të imëta, por si duket kjo është e thjeshtë ‘jepjani atij njnë centimetër, dhe nga ajo ai nxjerr një kilometër.’