Lajme Shqip Friday, 28 September 2012 14:29

Kosovë -Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Memli Krasniqi sot (e premte) bashkë me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, zonjën Tracey Ann Jacobson, inaugurojnë përfundimin e restaurimit të Kishës Shën Nikolla në fshatin Bogoshec të Prizrenit.

Ky është objekti i parë në të cilin përfundon restaurimi, në kuadër të fondit 1.5 milionë dollarë që MKRS e kishte përfituar vitin e kaluar nga Ambasada Amerikane.

Rinovimi është kryer nga OJQ-ja “International Relief Development” me financim nga Fondi i Ambasadorit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Në këtë ngjarje e ftuar është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga. (LajmeShqip.com)