Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 21:00

Institucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë është në terr. Është dita e dytë që kur Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës nuk ka energji elektrike.

Prishja ka ndodhur pasi Ngrohtorja e Qytetit të Prishtinës, Termokos ka zhvilluar disa gërmime në afërsi të Bibliotekës dhe kanë këputur një kabllo përçuese të energjisë elektrike.

Në Bibliotekë tanimë gjithçka është jashtë funksionit ndërkohë që sipas raportimit të ekipit të portalit Lajmeshqip të gjitha aktivitetet në atë institucion kanë pushuar.

Sipas njoftimit të KEK-ut, prishjen duhet ta rregullojnë Termokos-i ndërsa ky i fundit thotë se nuk është përgjegjësi e saj por e KEK-ut.