Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 09:37

Ajo menjëherë është bërë aktive në rrjetin social “Instagram” duke postuar fotografi të bregdetit shqiptar, të monumenteve të vjetra si dhe të flamurit kuq e zi.

Autorja e librave bestseller “Fifty Shades of Grey”, E L James, siç duket ka gjetur kohë në agjendën e saj të ngjeshur ta vizitojë Shqipërinë.

Në një udhëtim të sajin në Evropë dhe Ballkan ajo ka vendosur të ndalojë për pak kohë edhe në qytetet e vjetra shqiptare, duke u mahnitur me bukuritë e shumta që i posedon ky shtet. Dhe entuziazmin e saj shkrimtarja nuk e ka mbajtur të fshehur.

Ajo menjëherë është bërë aktive në rrjetin social “Instagram” duke postuar fotografi të bregdetit shqiptar, të monumenteve të vjetra si dhe të flamurit kuq e zi.

E, kjo fotografi e fundit nuk ka kaluar pa u parë edhe nga këngëtarja, modelistja dhe aktorja me origjinë kosovare, Rita Ora, e cila menjëherë e ka pëlqyer foton e postuar nga E L James.