Lajme Shqip Saturday, 22 September 2012 13:06

Tiranë – Shqipëria lë mbresa sërish. Në një shkrim të, ANDREW MCLAREN, për sajtin, http://www.stuff.co.nz, përshkruhet një udhëtim i tij në vendin tonë, i cili duket se i ka lënë mbresa të mëdha. Mclaren thotë se asnjë nga vendet e tjera që ka vizituar në Evropën Juglindore, nuk është si Shqipëria.

Në qershor të vitit të kaluar, isha me shumë fat që pata mundësinë për të kalur dy javë kohë në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi që mora nëpër Evropën Lindore. Nga të gjitha vendet që kam vizituar, askush nuk ishte si Shqipëria.

Historia, e cila është pothuajse e panjohur jashtë vendit, ushqimi, pamje të bukura …ai vend kishte gjithçka.

Duke ecur në rrugën ku kanë ecur edhe dy prezantuesit e famshëm të “Top Gear”  që e bënë të famshme, ose (turpëruan), duke notuar në ujin më të pastër në botë, për të ecur rreth amfiteatrit më të vjetër romak, që gjendet jashtë Italisë, daton rreth 20 vite para lindjes së krishti. Shqipëria i ka të gjitha. Është dhe e lirë.

Kam paguar 70 cent për një litër birrë dhe më pak se 4 dollarë për një vakt të bollshëm.

Mund të dalloj tre vende në veçanti: Porti i Durrësit, qyteti më i vjetër në Shqipëri, Berati dhe Fshati Himare në bregdetin jonian.

Në Shqipëri ka shumë potencial. Mezi pres të rikthehem përsëri për të parë ndryshimet që kanë ndodhur. Ato do të ndodhin!(LajmeShqip.com)