Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 18:09

Prishtinë – Drejtori i festivalit SKENA UP, Arben Zharku, është anëtari më i ri i Akademisë Evropiane të Filmit me të drejtë vote, duke e futur kështu edhe Kosovën në listën e shteteve anëtare të EFA.

Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 dhe për president të parë kishte Ingmar Bergman. Bashkë me Bergmanin kanë qenë edhe 40 emra të tjerë nga industria e filmit në Evropë që e kanë themeluar Akademinë, ndër ta edhe Wim Wenders, Pedro Almadovar, Federico Fellini, Bernardo Bertolucci, Theo Angelopoulos, Dushan Makavejev etj.

EFA ka rreth 2400 anëtarë profesionistë të Evropës: aktorë, producentë, regjisorë, skenaristë, kinematografë dhe distributorë.

“Është një nder i veçantë të jam anëtar i Akademisë. Besoj që anëtarësimi në këtë akademi do të ndikojë edhe më shumë në promovimin e filmit dhe ndërtimin e industrisë së filmit edhe në Kosovë”.