Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 09:45

Tiranë – Të gjithë qytetarët e interesuar për iPhone 4S do të mund ta gjejnë atë në të gjithë dyqanet AMC. Kompania bëri me dije dje se iPhone 4S do të jetë i disponueshëm në të gjitha dyqanet AMC dhe do të ofrojë disa plane tariforë të përshtatur për abonentët e iPhone në Shqipëri.

Drejtori i përgjithshëm i AMC, Dimitris Blatsios, tha se “AMC është krenare që sjell zyrtarisht iPhone 4S në Shqipëri. Inovacioni është një nga vlerat tona thelbësore. Ne përpiqemi të vendosim në dispozicion të të gjithë abonentëve tanë arritjet më moderne teknologjike. Cilësia e rrjetit tonë do të nxjerrë në dukje mundësitë e iPhone 4S dhe përfitimet që u ofron atyre që e përdorin”.

iPhone 4S është iPhone më i shpejtë dhe më i fuqishëm. Ka kamera 8 MP dhe pajisje optike të reja. Me të mund të regjistroni, të përpunoni dhe të ndani me të tjerët video në definicion të lartë 1080p. iPhone 4S funksionon me sistemin operativ iOS 5 dhe iCloud.