Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 12:20

Prishtinë – Shkrimtari dhe diplomati Ylljet Aliçka u pranua anëtar i Akademisë BERRY -GEORGE SAND, në një ceremoni të zhvilluar në Paris.
Në séancën solemne të zhvilluar me këtë rast Presidenti i Akademisë Berry, Dr Alain Bilot, Oficer i Arteve e letrave franceze, theksoi se “përveç personalitetit të veprës së tij, Aliçka do na sjellë në gjirin e Akademisë sonë ëndrrat dhe realitetin e Shqipërisë, këtij vendi disi misterioz, atdheut të shqiponjave”. 
Themeluar nga Duka i Berrisë, gati një shekull më parë, Akademia e Berrisë në zanafillë të saj ka si mision “ndriçimin e veprës së George Sand, si dhe të evidentojë dhe përhapë veprat artistike të shekujve të kaluar dhe të epokës së sotme”.
Ndër antarët e kësaj Akademie përmendim Duka Otto de Habsbourg, Jaqueline de Romilly e Akademisë franceze, Jean-Christophe Ruffin-Ambasador, çmimi Gonkurt 2001 etj.