Lajme Shqip Tuesday, 01 September 2015 16:22

 “Unë do të përfaqësoj Zvicrën dhe do të prezantohem me 8 deri në 10 piktura të realizuara gjatë viteve të fundit në teknikën e vajit në pëlhurë, ku motivet e veprave jam munduar që gjatë pikturimit, sipërfaqen e pikturës ta paraqes në aspekt estetik, sa më inspirativ dhe me një kolorit përfundimtar sa më të përsosur”, thotë për KultPlus Sinani

Do të jenë tetë deri në 10 punime të realizuara në teknikën vaj në pëlhurë, të artistit shqiptar, Ali Sinanit, i cili në një ekspozitë ndërkombëtare do të përfaqësoj Zvicrën.

Është fjala për ekspozitën ndërkombëtare ku do të marinë pjesë 30 artistë nga mbarë bota. Kjo ekspozitë do të organizohet në Gallery Space Art Studio në Venedik të Italisë e udhëhequr nga kuratori Paolo Doga, e cila do të jetë e hapur nga data 05 deri me 15 shtator të këtij viti.

Në një prononcim për KultPlus, Ali Sinani, tregoi për detajet e tjera të pjesëmarrjes së tij në këtë projekt mjaftë të rëndësishëm kulturor në botë.“Unë do të përfaqësoj Zvicrën dhe do të prezantohem me 8 deri në 10 piktura të realizuara gjatë viteve të fundit në teknikën e vajit në pëlhurë, ku motivet e veprave jam munduar që gjatë pikturimit, sipërfaqen e pikturës ta paraqes në aspekt estetik, sa më inspirativ dhe me një kolorit përfundimtar sa më të përsosur”, thotë për KultPlus Sinani.

Sipas tij, edhe pse ai përfaqëson Zvicrën, kontaktet me artistet e vendlindjes nuk i ka humbur, ku mes tjerash, ai kishte ftuar edhe dy artistë të brezit të ri nga Gostivari, ku njëra do të prezantohet me skulptura, kurse tjetra me piktura.“Mes tjerash, nuk është me rëndësi se cili ka pikturuar, por me rëndësi është se çka ka pikturuar e çka ka punuar. Jetoj për të jetuar e jo për tu pasuruar, prandaj është këshillë e dobishme për çdonjërin që të mos frikësohet nga puna, mos ta bind vetën se nuk mundet, të gjitha mundemi që t’i tejkalojmë. Artisti që njeh të vërtetën e jetës dhe realitetin e veprës dëshmon se Zoti me talentin që ia ka dhënë, i ka caktuar edhe një mision ne jetë qe t’i fisnikërojë shpirtrat e njerëzve të atyre që do kenë mundësi të shijojnë veprat e piktorit”, përfundoi Ali Sinani.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 5 shtator në në Gallery Space Art Studio në Venedik të Italisë.