Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 09:34

Premiera botërore e këtij filmi është më 15 gusht, ku në mesin e aktorëve është edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj

Jasmila Zbanic është regjisore e filmit “One Day in Sarajevo”, regjisore kjo që kishte fituar Ariun e Artë për filmin e saj “Grbavica”. Ndërkohë, filmi i saj më i ri “Jedan dan u Sarajevu” tashmë do të ketë premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Sarajevës, pikërisht më 15 gusht. Mirëpo, jo vetëm me një prezantim do të kalojë ky film përgjatë këtij festivali, pasi që, për këtë film janë rezervuar edhe dy prezantime të tjera: më 18 dhe 22 gusht, kanë njoftuar nga ekipi i filmit.

Ndërkohë, në këtë film luan edhe aktori shqiptar, Alban Ukaj, i cili jetën e artistit e bën tash e sa vite në Sarajevë, por, për të mos lënë edhe projektet e tjera në rajon e më gjerë.