Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 09:05

Durrës – Një grup shoqatash të Durrësit kanë përzgjedhur këto ditë 10 gra me kontribute të veçanta në fushat ku ato punojnë dhe i ka shpallur ato si personalitetet e vitit, në një ceremoni që u zhvillua në kuadër të festës së 8 marsit.

Myzejen Çullhaj, kryetare e rrjetit të shoqatave të grave vlerësoi veprimtarinë e zonjave që u nderuan me certifikatën “Mirënjohja e qytetit”.

Gjatë ceremonisë që u zhvillua në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar fitueset e këtij edicioni folën shkurtazi për punën e tyre në fusha të ndryshme si mjekësi, biznes, gazetari, shkolla, institucione akademike, etj.

Artistë nga Durësi dhe kryeqyteti përshëndetën pjesëmarrësit me një buqetë këngësh. Shpallja e personaliteteve të vitit me rastin e 8 marsit është një veprimtari që ka nisur në Durrës që në mesin e viteve 1990.