Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 12:21

Në Prishtinë u prezantuan sot këto projekte, organizuar nga Instituti i Arkeologjisë së Kosovës. 

Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, Enver Rexhaj, tha se gjatë vitit 2011, Instituti në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, institutet rajonale për mbrojtje të monumenteve dhe institucione të vendeve të tjera, kanë realizuar mbi 20 projekte të gërmimeve arkeologjike.

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, i cili mori pjesë në prezantimin e rezultateve të gërmimeve arkeologjike, tha se e gjithë puna që është bërë gjatë këtij viti dëshmojnë përkushtimin e punës së arkeologëve për pasurimin dhe promovimin e thesarit arkeologjik.  

Ministri Krasniqi tha se tashmë është e dëshmuar se trashëgimia kulturore është një nga prioritetet e tij në këtë mandat.

Ai përmendi edhe miratimin e listës së monumenteve nën mbrojtjen e përkohshme shtetërore, ku premtoi që së shpejti do të miratohet edhe lista nën mbrojtjen e përhershme.