Lajme Shqip Friday, 23 November 2012 16:31

PrishtinëRock grupi shqiptar, Jericho, ka publikuar këngën e re me klip të titulluar “Nëntor i Ftohtë” që është dedikim për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Nëntor i Ftohtë” është një prej këngëve më të mira të publikuara deri tani nga aristët shqiptarë në vazhdën e dedikimeve për 100 vjetorin historik, pasi kënga pos që flet me shumë dashuri për kombin tonë, shpalos në mënyrë të përkyera problemet e mëdha që janë mbuluar nga petku dhe ngjyrat festive.

Videoklipi i kësaj kënge fantastike është punuar nga PinkMoon, teksa vlerësimin e juaj mbi këtë projekt mund ta bëni duke e shikuar klipin më poshtë.(LajmeShqip.com)