Lajme Shqip Wednesday, 26 September 2012 16:23

TIRANË- Biblioteka Kombëtare po ekspozon nga koleksioni i saj vepra të rëndësishme që lidhen me periudhën para dhe pas Pavarësisë.

Së fundi po ekspozohet në ambientet e BKSH-së, vepra ” Zgjimi i shqiptarëve” e vitit 1911 që mbanë autorësinë e Orazio Iranianit. Sipas shefes së Sektorit të Albanologjisë, Afërdita Sharxhi kjo vepër ka një rëndësi të veçantë, pasi përmbledh letra dhe fotografi të kohës para pavarësisë. Studime rreth veprës janë kryer por ajo nuk është përkthyer në shqip.

Vepra është e shkruar në gjuhën italiane dhe i përket kolonisë së arbëreshëve. Në javët në vazhdim në bibliotekën kombëtare pritet të ekspozohet edhe fjalori i Kavaliotit. (LajmeShqip.com)